12 aktivistë të shoqërisë civile i kanë ridërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën per ndryshimin e sistemit zgjedhor me referendum.

Top Channel disponon shkresën ku pyetja riformulohet në këtë mënyrë: A jeni dakord të ndryshojë sistemi zgjedhor për t’ju krijuar mundësinë që të zgjidhni vetë cili kandidat do t’ju përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë?

Në mbledhjen e datës 28 shkurt KQZ rrëzoi kërkesën e grupit nismëtar duke iu dhënë 10 ditë kohë për të riparaqitur dosjen pranë KQZ.

Për KQZ pyetja nuk ishte formuluar në mënyrë të saktë ndaj duhej riformuluar.

Shoqëria civile ka kërkuar që listat e kandidatëve për deputetë të mos jenë më të mbyllura, por me lista të hapura.

Top Channel