Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, e ka ndryshuar për 360 shkallë qendrimin për procedurën e riemërtimit të shkollave fillore në Çair.
Ndryshe nga një ditë më parë kur kontestoi mënyrën e ndryshimit të emrave të shkollave, ai sot ka thënë se, pas analizave të thella, ekspertët juridik e kanë informuar procedurat e riemërtimit të shkollave janë kryer në mënyrë ligjore.
“Mbrëmë dhe sot i analizuam të gjitha aspektet nga procedura për emërtimin e shkollave fillore në Çair. Pas analizave të thelluara, ekspertët e drejtësisë kanë konstatuar dhe më kanë informuar se ndryshimi i emrave është në pajtim me nenin 26 të Ligjit për arsim fillor. Pas vendimit të këshillit të shkollës për ndryshimin e Statutit të shkollës është ndryshuar emri i shkollës dhe është shtuar emri i ri kushtetues i shtetit, e njejta është konfirmuar edhe nga ana e Këshillit të Komunës së Çairit. Shumica e Badenderit ka qenë e domosdoshme”, ka shkruar mes tjerash në Facebook, Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së.
Top Channel