Ulen kostot e ndërtimit, ndërsa çmimet e banesave rriten

04/03/2020 14:19

Instat deklaroi se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesat shënoi rënie 0,1% gjatë tre mujorit të katërt të vitit te kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instat thotë se indeksi i grupit “Shpenzime materiale” dhe “Kosto të tjera” pësoi me 0,9 % secili. Kurse rritje kanë shënuar grupet “Shpenzime makinerie” me 0,8 %, “Shpenzime për paga” me 0,5 %, pasuar nga grupi “Shpenzime transporti” me 0,3 %.

Situata me kostot e ndërtimit që del nga matjet e Instat nuk është në të njëjtën linjë me çmimet e banesave të reja që dalin për shitje. Gjatë gjithë vitit agjencitë imobiliare kanë raportuar për rritje konstante të çmimeve për metër katror, së paku 10% për kryeqytetin. Duhet theksuar se taksat nuk janë të përfshira në indeks e Instat, ndërkohë që mbetet për tu parë se çfarë impakti do të ketë në kostot e ndërtimit dhe në çmimet e banesave situata pas tërmetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA