Në mbledhjen e Task Forcës për koronavirusin, këtë të mërkurë u përditësuan të dhënat e fundit, e u konfirmua zyrtarisht se ky virus vdekjeprurës nuk është përhapur në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë rast me koronavirus, deri më tani. Janë testuar 62 raste të cilat kanë rezultuar negative, ditën e djeshme janë konkluduar 6 raste të cilat gjithashtu rezultuan negative”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Pyetjes se “si Shqipëria po i shpëton kësaj epidemie”, nuk i dha përgjigje as përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales.  Ai vuri theksin te studimi i kësaj situate, kudo.

“Flitet shumë se si nuk ka raste me koronavirus në Shqipëri, por unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët. Ka shumë për të thënë në lidhje me këtë pyetje që ju keni. Para 2 javësh në vendin tim (Spanjë) kemi hasur raste me këtë virus. Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar. Njerëzit e prekur në vendin tim nuk kishin qenë as në Itali dhe as në Kinë. Ne ditë pas dite po mësojmë më shumë mbi këtë virus, po mbledhim informacione nga të gjitha rastet në të gjitha vendet e prekura. Ne duhet t’i shmangemi keqinformimit apo fake news, duhet të kemi besim te institucionet tona të mos shpërndajmë lajme të rreme që i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit. Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare në këtë drejtim”, tha Raulf Gonzales, drejtor i zyrës së OBSH-së

Ndërsa, Urgjenca Kombëtare është në gatishmëri të personave që shfaqin simptomat e koronavirusit, dhe ku mbërrijnë qindra telefonata çdo ditë në numrin 127.

“Në këto 10 ditë janë bërë 15015 thirrje, me 3813 vizita në banesë janë skeduar 694 raste me skedën koronavirus, nga këto janë seleksionuar 42 raste, që siç u tha kanë rezultuar negative”, tha Skënder Brataj , drejtor i Urgjencës Kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA