Shqipëria në ligën e kombeve/ E nisim dhe e mbyllim me Bjellorusinë

04/03/2020 15:38

Pasi mësuan emrat e kundërshtarëve në grupet e tyre respektive 4 dhe 3 të Ligës C në Nations League, Kombëtarja shqiptare dhe ajo kosovare kanë mësuar edhe kalendarin e ndeshjeve që do të luhen.

Kuqezinjtë e Edy Rejas janë pikërisht në Grupin C4 me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.

Aventurën në këtë edicion të Dytë të Ligës së Kombeve, Shqipëria do ta nisë dhe do ta mbyllë me përballjet ndaj Bjellorusisë që do të luhen respektivisht në 4 shtator dhe 15 nëntor të 2020. Mes këtyre dy ndeshjeve janë 4 sfida të tjera, ato me Lituaninë që do të zhvillohen në 7 shtator dhe 13 Tetor dhe me Kazakistanin në 10 Tetor e 12 Nëntor
Po kështu edhe Kosova ka mësuar kalendarin e saj për edicionin e dytë të Nations League.

Këtë vit Kosova është në Ligën C dhe shorti e vendosi atë në Grupin 3 me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë. Ashtu sikurse dhe Kombëtarja jonë, edhe Kosova e nis dhe e mbyll Ligën e Kombeve me përballjet me të njëjtën skuadër, Moldavinë në 3 shtator dhe 16 nëntor. Mes tyre qëndrojnë ndeshjet me Greqinë në 6 shtatori dhe 13 tetor dhe ato me Slloveninë në 10 tetor dhe 13 nëntor.

Top Channel