Një nënë e dy fëmijëve, e cila krenohet me pamjen e saj rinore, shprehet se shpesh e ngatërrojnë me të bijën dhe i konsiderojnë të dyja sikur të ishin motra.
Sonia Magnier, 40 vjeçe, nga Irlanda, thotë se sekreti për të krijuar një fytyrë rinore është trajtimi i duhur i fytyrës si dhe kryerja e aktiviteteve fizike.
“Më pëlqen të kem një trup të shëndetshëm. Frekuentoj së paku tre herë në javë palestrën si dhe bëj joga”, u shpreh Sonia.
Nga krahu tjetër vajza e Sonia, Renne, 21 vjeçe, e cila është një make-up artist, zbuloi se sa çuditshëm i tingëllon kur njerëzit mendojnë se ajo dhe mamaja janë motra. Megjithëse e pranon se një kohë të mirë të ditës ajo e kalon me nënën dhe së bashku ndajnë shumë sekrete.
“Ne dalim bashkë për Pazar, darkojmë jashtë dhe shpesh shkojmë me pushime”, u shpreh Renne.
Megjithatë edhe pse Sonia është 40 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, pamja e saj është thjesht e admirueshme. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.
Top Channel