Ndërkohë që shqetësimi global rritet, për përhapjen e koronavirusit, Mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e II, është fotografuar me doreza në një ceremoni.
Monarkja, kishte veshur doreza të gjata në ceremoninë e të martës, duke ndezur spekulimet se kjo ishte një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Pallati i Bakingamit hodhi poshtë aludimet duke thënë se nuk është e pazakontë që mbretëresha të vendosë doreza në eventet publike. Por, ndërsa ajo i ka përdorur dorezat edhe herë tjetër, fotot nga ceremoni të mëparshme tregojnë se ajo normalisht nuk i mban ato kur jep çmime. Gjatë ceremonive të mbajtura në pallatin e Bakingamit së fundmi, një anëtar i familjes mbretërore i jep medaljet njerëzve të vlerësuar.
Ata hyjnë në kontakt të ngushtë me njerëzit gjatë ceremonive, duke shtrënguar duart dhe duke u vendosur medaljet në kraharor. Në një video të postuar në llogarinë e twitterit të familjes mbretërore, mbretëresha mund të shihet me doreza ndërsa i dorëzon medaljen një personi. Të moshuarit duket se janë më të prekshëm nga koronavirusi dhe mbretëresha do të festojë ditëlindjen e saj të 94 më 21 prill.
Top Channel