Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se epidemia e koronavirusit të ri e ka lënë të tmerruar të prekë fytyrën e tij, edhe pse në foto ai duket që e bën shpesh.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha: “Kam disa javë që nuk e prek fare fytyrën. Më ka marrë malli ta bëj”.

Komentet e tij u raportuan nga CNN dy ditë pasi Trump u fotografua në Shtëpinë e Bardhë në mbledhjen për koronavirusin me duar të mbledhura në gjoks, por në foton e mëpasshme ai shihej ë kishte mbështetur kokën në dorë dhe gishtin tregues e mbante faqe, në një pozë serioze e të mendueshme.

Ndërkohë nëntë njerëz kanë vdekur në SHBA, të gjithë në Seattle. Mjekët kanë paralajmëruar se virusi përhapet në siperfaqet publike të kontaminuara prandaj njerëzit nuk dueht të prekin gojën sytë e hundët e tyre me duar të palara.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA