7 oficere shqiptare në konferencën “Gratë në Polici” në Gjeorgji/ Ambasada amerikane: Forcim i sundimit të ligjit
04/03/2020 09:10
Shtatë oficere shqiptare janë pjesëmarëse në konferencën Gratë në Polici në Gjeorgji.
Gjatë katër ditëve në vijim, oficeret do të marrin pjesë në diskutime & aktivitete mbi udhëheqjen, çështjet kufitare/migrimit, taktikat e mbrojtjes, hetimet e skenave të krimit & strategjitë e komunikimit.
Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara shprehet se “është krenare që mbështet këtë delegacion si pjesë e përpjekjeve tona për të ndihmuar Shqipërinë në forcimin e sundimit të ligjit”.
Top Channel