Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton mbledhjen e radhës të këtij institucioni, e cila do të mbahet ditën e mërkurë në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Rendi i ditës për këtë mbledhje vijon si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit te mbledhjes plenare të datës 24.02.2020
  2. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Mirela Kapon dihmës magjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
  3. Miratimi i projektaktit për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për z. Besnik Cani.
  4. Hedhja e shortit për përzgjedhjen e tre anëtarëve të komisionit të përkohshëm i cili do të shqyrtojë arkivimin e ankimi të një shtetasi kundër një prokurori.
  5. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Të ftuar në këtë mbledhje do të jenë  Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project),OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program),si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Top Channel