TIRANË- Anëtari i Këshillit Politik në Tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, me anë të një deklarate për mediat ka folur në lidhje me mënyrën se si do të trajtohet nga ana financiare partitë me ndryshimet e Reformës Zgjedhore.

Sipas Bylykbashit, opozita ka parashtruar propozimet  e saj ku parashikohet që partitë të kenë më shumë financim nga struktura shtetërore sesa nga private. Po kështu ndër të tjera Bylykbashi ka shtuar se duhet një kontroll më i lartë i financimeve dhe bilancave monetare të partive përkatëse.

Kemi propozuar një projekt ligj që zgjidh menjëherë financimin e partive. Propozimi që bën opozita e bashkuar është një propozim për financimin e partive dhe kufizon të gjithë ata që financojnë. Është një risi. Ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve, nuk mund të financojnë partitë politike. Ka dhe masa të tjera që do pengojnë paratë kriminale të futen në financimin e partive. Ne kërkojmë dhe kontrollin e financimeve të partive politike, pasi partitë nuk deklarojnë të gjitha ato që shpenzojnë. Një tjetër pikë që u diskutua ishte dhe për manipulimin e listave të zgjedhësve, dhe këtë e bëjnë për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Sot kuptuam se qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin” tha Bylukbashi.

Top Channel