Rama në Thumanë, “mos duartroksini më shumë këta tanët”, banorja: Jemi pak servilë

03/03/2020 18:27

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një takim me banorët e Thumanës ku u janë paraqitur projektet e banesave.

Teksa ka qenë duke falenderuar personat që kanë kontribuar për të prekurit nga tërmeti, një ndër ta ishte një arkitekt Italian, i cili ka asistuar në projektin për rindërtimin e shtëpive.

Rama u shpreh se ai nuk ka kërkuar në fillim se sa do paguhet, por ka ardhur direkt që në momentin e a parë.

Në një moment salla duartroket një person që është marrë me projektet dhe Rama thotë: Tani mos e duartrokisni më shumë këtë që e keni këtu se ata që na kanë ardhur nga jashtë.

Një zonjë në sallë i thotë: Jemi pak servilë.

Rama: Kjo nuk është punë servilizmi.

Top Channel