Studenti 23 vjeçar Jonathan Mok tha së fundmi se ishte duke ecur në rrugën Oxford Street në Londër kur një grup gangsterësh e quajtën ‘koronavirus’ para se ta qëllonin disa herë me grushte në fytyrë.

Ai postoi në internet pamjet shokuese të plagëve në sjelljen raciste të shkaktuar nga paniku i epidemisë së koronavirusit.

23-vjeçari pësoi fraktura në fytyrë dhe mund të ketë nevojë për kirurgji rindërtuese si rezultat i sulmit.

Por në një postim të guximshëm Jonathan i quante sulmuesit “frikacakë” dhe u sugjeronte “rrisni një palë …”.

Studenti është me nënë kineze dhe baba britanik, dhe megjithse ka vetëm dy vjet që jeton në Angli thotë se ka pësuar dhe herë të tjera abuzime raciste.

Jonathan shkruante: “Një grup djemsh e panë të udhës të më sulmonin për arsye të ngjyrës së lëkurës, por unë i them se nuk kisha frikë. Jam përballur me personazhe shumë më të frikshëm në jetën time. Ata që sulmojnë dikë sepse është me trup më të vogël janë frikacakë dhe u them të rrisin një palë koqe për t’u përballur një me një”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel