Pas publikimit të një videoje me pamje nga manifestimi i djeshëm, presidenti i Republikës ka shpërndarë pak minuta më parë një tjetër postim në llogarinë e tij zyrtare ne Facebook.
Krahas fjalimit të tij, kreu i shteti, Ilir Meta shkruan:
“Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit! ??
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim! ??
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. ??
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës. ??
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE! ??
Top Channel