Manifestimi i Metës, pro dhe kundër/ Komenti i analistëve dhe qytetarëve për nismën e Presidentit

03/03/2020 19:29

Tubimi i paprecedentë i 2 Marsit i shërbeu presidentit Ilir Meta për të matur popullaritetin e pranverës Kuq e Zi, përballë një shumice qeverisëse aspak e shqetësuar nga aksioni opozitar me protestat e shkurt-qershorit 2019 dhe retorika agresive, e akuzuese lëshuar nga presidenca.

Por si e shikojnë qytetarët një ditë më pas, këtë aksion politik të Ilir Metës, me gjasë një kambanë alarmi për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën të cilëve por edhe selisë diplomatike në rrugën e Elbasanit, u tregoi se ai vijon të jetë ende një faktor politik që nuk duhet injoruar.

Analisti Frok Cupi bën këtë komentet se çfarë prodhoi tubimi presidencial.

“Meta prodhoi një forcë në formë presioni për maxhorancnën dhe SHBA”, shprehet Frrok Cupi.

Ndërsa Enton Abileka thotë presidenti dërgoi tre mesazhe.

“Vendosi një bast me maxhorancën për shpërndarjen e parlamentit”, thotë Enton Abileka.

Top Channel për këtë manifestim të kreut të shtetit i mori këto koment ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt i shpallur disa muaj më parë non grata në presidencë.

“Demostratë apo manifestin sido që ta quani është normale në çdo vend”, tha Bernd Borchardt.

Mendoni se do të prodhojë diçka?

“Do ta shikojmë nuk e kam një glob qelqi”, u shpreh Bernd Borchardt.

Top Channel