Koronavirusi/ Liverpool mund të ngrejë kupën e Premier League me stadiumin bosh nëse epidemia përkeqësohet

03/03/2020 20:49

Kampionati anglez i futbollit mund të përfundojë me dyer të mbyllura nëse epidemia e Covid-19 vazhdon të përhapet në Britani, raportonin sot mediat vendase, teksa sëmundja virale ka shkaktuar shtyrjen e ndeshjeve në Itali dhe anulimin e kampionatit të regbisë.

Përhapja pritet të përkeqësohet në Britani në ditët e javët në vijim prandaj kanë nisur sugjerimet se sezoni duhet të anulohet në një kohë kur Liverpool i dihet vetëm katër fitore për t’u shpallur kampionë.

Trajneri Jurgen Klopp përmendi këtë mundësi në një intervistë.

“Mendoj se tifozët e Liverpool nuk e mendojnë fare këtë. Nëse anulohet sezoni kush do të shkojë në Champions League vitin që vjen”, tha ai.

Koronavirusi u diskutua nga trupi drejtues i futbollit UEFA të hënën në Amsterdam dhe do të diskutohet sërish në konferencën e shtypit të presidentit Aleksander Ceferin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel