Hajdari “vulos” shkarkimin e saj nga Integrimi, kërkon largimin e Fatjona Dhimitrit nga drejtimi i Komisionit të Medias
03/03/2020 18:27
Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari përmes një shkrese që Top Channel e disponon i ka kërkuar kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruçi ndryshimin e kryesimit në tre komisione parlamentare.
Deputetja demokrate për shkak të angazhimit ka kërkuar largimin e saj nga drejtimi i Komisionit të Integrimit duke kërkuar zëvendësimin e saj me kolegun Halit Valteri.
Hajdari i kërkon kryeparlamsntarit Ruçi largimin e një tjetër zonje nga drejtimi i Komisionit parlamentar të Medias, Fatjona Dhimitri duke propozuar për këtë post deputetin Halil Jakimi.
Ndërkohë, zëvendës kryesimin e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Hajdari kërkon t’ia besojnë Arlind Çaçanit.

Top Channel