Prej orës 09:30 po zhvillohet në Tiranë konferenca mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.
Pjesë e konferencës janë Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, Luigi Soreca, ambasador i delegacionit të Bashkimit Europian, Yuri Kim ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernd Borchardt ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Ky i fundit në fjalën e tij tha se: “Shqipëria po ecën përpara drejt sundimit të ligjit dhe BE-së. Duke parë largimet që janë bërë deri tani për të hequr të këqijat e sistemit të vjetër, ku është sistem për Shqipërinë dhe kjo tregon që krijimi i institucioneve të reja, prokurori i përgjithshëm do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm, SPAK është një arritje e madhe.
Disa procedura janë në përgjegjësi të prokurorisë së përgjithshme. Sfidat janë të shumta, do të vijojë mbështetja jonë. Ne do të jemi gati të bashkëpunojmë” tha ambasadori i OSBE-së.
Top Channel