Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk ka ndërmend të bëjë luftë me askënd, por ai kërkon që t`i bindë vendet e tjera të mos i hyjnë rrugës së konfliktit me Moskën.

Komentet që shefi i Kremlinit bëri për agjencinë e lajmeve Tass, vijnë në kohën e një përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve në Idlib të Sirisë, ku Rusia po mbështet forcat e regjimit sirian kundër Ankarasë. 19 ushtarë sirianë u vranë të dielën nga sulmet turke me dronë. Në shënjestrën e bombardimeve kanë qenë një autokolonë dhe një bazë ushtarake, ndërsa mësohet se forcat turke kanë rrëzuar edhe dy avionë luftarakë sirianë. Rusia, mbështetësja kyçe e qeverisë siriane, e bëri të qartë se nuk mund të garantojë sigurinë e mjeteve ajrore turke në hapësirën ajrore siriane.

Situata në Idlib u përshkallëzua ndjeshëm javën e kaluar kur të paktën 33 ushtarë turq humbën jetën nga një sulm ajror i trupave te Assadit. Ai moment bëri që tensionet të shpërthenin hapur edhe mes Turqisë e Moskës. Të shtunën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur se Rusisë i është kërkuar të mos përfshihet në konfliktin turko-sirian. “ Nuk e kuptojmë se çfarë pune kanë rusët këtu”, ishte komenti i kreut të shtetit turk. Erdigan shtoi se Turqia nuk është në kërkim të ndonjë aventure apo mundësie për të zgjeruar kufijtë, por thjesht po mbron integritetin e vet territorial kundër regjimit të Assadit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA