Ministri i brendshëm i Angela Merkel refuzon t’i shtrëngojë dorën kancelares prej frikës së koronavirusit (video)

02/03/2020 21:55

Horst Seehofer ka refuzuar sot të shtrëngojë dorën e zgjatur të kancelares në hapje të një samiti në Berlin duke refuzuar të bëjë përjashtim për masat e vendosura të ndalimit të kontakteve.

Merkel e pranoi me humor të mirë refuzimin dhe qeshi me minsitrin bavarez që dhe herë të tjera e ka ngacmuar për çështje të ndryshme.
“E ke mirë, është gjëja e duhur për të bërë”, tha ajo teksa zuri vend dhe të ftuar të tjerë të takimti qeshnin.

Seehofer tha më vonë për mediat se kishte hequr dorë nga takimi me shtrëngim dore dhe se shpresonte se për disa muaj të gjendej vaksina e epidemisë.

I pyetur nëse Gjermania do të vendoste masat e bllokimit të udhëtimit ai tha se një skenar i tillë do të ishte vetëm si masë e orës së fundit.
65 vjeçarja Merkel, dhe 70 vjeçari Seehofer, kanë pasur dhe kontradikta të tjera në vitet e tyre në zyrë, më së fundmi për çështjen e refugjatëve, kur Merkel hapi dyert në 2015.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel