Në manifestimin e sotëm të mbajtur nga presidenti Ilir Meta, ka marrë fjalën edhe një studente.
Ajo është studentja e drejtësisë Oneda Skënderi e cila është shprehur se ishte aty si zëri të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri.
Fjala e saj:
Jam sot këtu si zëri i të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri, për një Shqipëri si gjithë Evropa.
Në dhjetorin e 2019-ës, unë dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë u ngritëm në këtë protestë për një arsim të lartë më cilësor, për më shumë të drejta dhe mundësi, për autonominë universitare, pra në thelb për një Shqipëri më të mirë.
Pavarësisht rezistencës sonë disa mujore, të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhër.
Protesta u shpërnda, nga prodhuesit dhe paketuesit e shquar të premtimeve boshe dhe të demagoxhisë.
Sot jam këtu, jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste që nuk do ta braktis vendin e vet për shkak të udhësisë apo mungesës së vizionit së disa politikanëve.
Faik Konica do të shkruante dikur në revistë Albania. “Shume broçkulla u falen politikanëve por pa i kaluar kufijtë: Të mos respektosh shtetin e se drejtës dhe funksionimin e tij është ti kalosh kufijtë. Ta lësh vendin pa gjykatë kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mohosh njerëzve dhe të intimidosh median është të kalosh kufijtë. Ndaj për ti thënë ndal atyre që shkelin kushtetutën të drejtat tona janë këtu që zëri i sovranit të dëgjohet. Do dëgjohet me doemos. Kushtetuta është mbi gjithçka dhe mbi këdo është e paprekshme. Të afërmit e moshatarët tanë kanë ikur. Po ikën njerëz të kualifikuar, popullsia po plaket. Janë fakte që dhembin. Mjaftë më me papërgjegjshmërisë. Është e drejta e sovranit të kërkojë një jetë të dinjitetshme. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Shqipëria një ditë do bëhet”.
Top Channel