Izraeli zhvillon të hënën zgjedhjet e treta në më pak se një vit, me synim të dhënies fund të bllokadës politike, ndërkohë që kryeministri i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu tenton të fitojë një tjetër mandat, ndonëse përballet me padi penale.
Zgjedhjet në këtë vend mbahen vetëm dy javë para se Netanyahu, lideri që ka shërbyer më së gjati në historinë izraelite, përballet me gjyq pas akuzave për ryshfet, mashtrime dhe shkelje të besimit.
Sondazhet tregojnë që Netanyahu, kryeministri i parë që është akuzuar ndonjëherë sa ka qenë në zyrë, ka humbur përkrahje prej mbajtjes së zgjedhjeve në prill dhe shtator.
Sipas parashikimeve, besohet se ekziston një garë e fortë në mes të Netanyahut dhe ish-shefit ushtarak, Benny Gantz.
Asnjëra palë nuk pritet të fitojë 61 ulëset që duhen për të fituar shumicën në parlamentin izraelit, andaj secilës parti që fiton, do t’i duhet të krijojë koalicione me parti të vogla për të arritur stabilitet.
Top Channel