Shpresë nga Kina! U infektua me koronavirus, shërohet pacientja

01/03/2020 18:27

Shërimi i një pacienteje 98-vjeçare në Wuhan, Kinëvendin prej nga ku shpërtheu virusi famëkeq, Covid-19 jep shpresë në kurimin e personave të moshuar, të cilësuar si grupi më i rrezikuar nga koronavirusi, nisur nga mosha e viktimave.

Pacientja, e identifikuar me mbiemrin Hu, e cila jetonte në Jiang’an District  ka mundur të dalë ditën e sotme nga spitali i Wuhan-it, kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës Qendrore.

Pacientja u shfaq muajin e shkuar në gjendje kritike, me ethe dhe temperaturë prej 40 gradë Celsius. Ajo u pranua dhe u transferua në Spitalin Leishenshan në Wuhan më 13 shkurt, së bashku me vajzën e saj 55-vjeçare, e cila gjithashtu ishte e infektuar nga virusi.

Gruas iu dhanë ilaçe antivirale dhe antiinfeksion si dhe u vendos në monitorim mjekësor 24-orësh.

“Shërimi i saj do të sjellë besim te pacientët e tjerë që janë ende nën trajtim,” tha Wang Xinghuan, drejtor i spitalit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA