Po zhvillohet sot seanca ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij. Prokurorja e çështjes tha se në pjesën e pasme dhe të majtë të kokës viktima ka pasur 6 plagë.
Edhe në ballë një tjetër plagë dhe në kyçet e duarve. Tasuni ka pranuar vrasjen dhe se ka pasur konflikte të vazhdueshme me të shoqen. Ditën e krimit debatet kanë nisur që rrugës kur shkonin në dyqan.
Akuza kërkoi arrest në burg për shkak të rrezikshmërisë së lartë të personit i cili për krimin e kryer rrezikon jo më pak se 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Vrau gruan me levë hekuri/ Nis seanca ndaj Ruzhdi Tasunit
Avokati mbrojtës tha se e ka kryer vrasjen në kushtet e tronditjes së fortë psiqike dhe për shkak të konfliktit të çastit.
Autori u shfaq i penduar para gjykatës dhe duke qarë tha se ishte konflikt i çastit.
”Kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm, dy prej të cilave doktoresha. I kërkoj falje asaj dhe fëmijëve të mi. Nuk duhej të kisha arritur deri këtu.”
Gjyqtari vendosi arrest në burg për 63-vjeçarin Tasuni, si të vetmen masë të përshtatshme për këtë krim të rëndë.
Top Channel