Lufta e Dytë Botërore pati si protagonist të saj kryesor Gjermaninë e Adolf Hitlerit. Shumë vende të kërcënuara nga ndëshkimi i tij i dhunshëm, u përpoqën të mbroheshin dhe të kundërpërgjigjeshin.
Një nga këto vende ishte dhe Britania e Madhe, e mbështetur fuqimisht nga forcat aleate ose ndryshe ato Amerikane. Së fundmi janë publikuar pamje me ngjyra të forcave Amerikane gjatë periudhës së luftës, e cila zgjati gjashtë vite, nga viti 1939 deri në vitin 1945. Imazhet 80 vjeçare tregojnë një mekanik amerikan teksa përpiqet që të ruajë ekuilibrin e predhave, ndërkohë që ngarkon një prej tyre me një peshë 228 kg, në një avion.
Gjithashtu nuk mungojnë fotot e një piloti të plagosur, i cili nxirret nga miqtë e tij nga kabina e avionit, ushtarë që bëhen gati për të luftuar. Madje dhe një qen i pajisur me maskë oksigjeni brenda një avioni së bashku me të zotin e tij, i cili përpiqet për të marrë shenjë me një mitraloz. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel