Çifti i të sapomartuarve vendosën të merrnin një shtëpi me qira, mbeten të shokuar nga ajo që gjejnë brenda

29/02/2020 18:20

Një çift i sapomartuar, të emocionuar që po shpërnguleshin në shtëpinë e tyre të parë së bashku, mbetën të shokuar kur mësuan se në shtëpinë që do të zhvendoseshin jetonte një i moshuar 99 vjeçar.

Methju Morgan dhe Ami Da Curz, kishin disa kohë që po kërkonin një shtëpi pranë punëve të tyre respektive dhe për këtë, i kërkuan ndihmë dhe mamasë së Amit, e cila i ndihmoi duke postuar një reklamë në rrjete sociale. Shumë shpejt ata i kontaktoi pronari i një banese dhe palët e interesuara u vendosën në kontakt.

“Ne filluam të kontaktonim në Whatspp me pronarin dhe mbetëm shumë të emocionuar për shtëpinë. Ai na dërgoi foto të banesës, e cila përbëhej nga dhoma gjumi të mëdha, kuzhinë të madhe madje kishte dhe kopsht”, u shpreh Ami.

Në momentin që çifti kishte dëshirë të shikonte shtëpinë që do të merrnin, pronari i transmetoi se para se ta bënin një veprim të tillë, më parë duhej të paguanin një këst parapagese, në formën e një garancie se ato janë të gatshëm ta përballonin qiranë.

“Ne e pëlqenim shumë shtëpinë. Kështu që vendosëm t’i paguanim 300 paundët e kërkuara, por morëm sigurimin nga pronari, se nëse shtëpia nuk do të na pëlqente paratë do të na riktheheshin”, zbuloi Ami.

Por pikërisht ditën që çifti do të shihte shtëpinë, iu kërkua dhe një këst tjetër prej 500 paundësh, për të mbuluar në këtë mënyrë muajin e parë të qirasë. Të emocionuar nga ideja që në fund do të mund të jetonin bashkë, ato e plotësuan dhe këtë kusht. Ndërkohë në momentin që shkuan në shtëpi, ata u përballën me pronarin real të shtëpisë, një i moshuar 99 vjeçar, i cili nuk e kishte fare idenë mbi skenarin që kishte ndodhur. Sakaq, çifti u përpoq që të kontaktonte përsëri me personin që u shtir si “pronar” por nuk morën kurrë një shpjegim prej tij, pasi ai nuk u përgjigj më  kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA