Kur u zbulua dhe u hap ndaj ambjentit të jashtëm, shpella e Moviles në Rumani kishte vetëm 10 përqind oksigjen në ajër dhe asnjë burim të dukshëm ushqimi, por megjithatë aty u zbuluan 48 specie të gjalla, nga të cilat 33 nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të botës.

25 vjet më parë Dr. Christian Lascu hapi më në fund shpellën e Movile në të cilën nuk ekzistonte ajri por vetëm gaze toksike dhe një lagështirë mbytëse.

Këto kushte bënë të mundur ekzistencën e formave të pabesueshme të jetës, siç ishin 48 speciet që u identifikuan nga studiuesit në kapsulën prehistorike të kohës. Mes tyre kishte merimanga, akrepë, shumëkëmbësha dhe të tjera, shumica e të cilave nuk gjendeshin në asnjë vend tjetër të botës.

Të gjitha krijesat ishin të verbëra prej errësirës së ambjentit dhe ksihin krijuar një ekosistem unik që qarkullonte gazrat toksike, në një proces të quajtur kemiosintezë.

Ashtu si fotosinteza që bimët përdorin mbi sipërfaqen e tokës, metoda e tyre përdorte gazin në vend të dritës së diellit. Ajo u lejonte gjallesave të krijonin energji me anë të reaksioneve kimike. Krimbat e krijesat e vogla përdornin bakteriet si ushqim ndërsa akrepat e merimangat përdornin kafshët më të vogla. Studiuesit thonë se në tokë shpella e Moviles është i vetmi ekosistem i tillë ndërsa në thellësitë e oqeanit ka zona të ngjashme ku kafshët mbijetojnë në mënyrë të ngjashme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA