Një letërkëmbim mes të ish-kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s Andres Fogh Rasmussen në vitin 2013, ku Thaçi garantonte se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri të vendit pa pajtimin e KFOR-it, bëri  që Albin Kurti të ngrinte mundësinë e shkarkimit të presidentit.

Kurti pretendon se Thaçi ka arritur një marrëveshje sekrete me NATO-n, dhe se përmes një pakti të tillë, I ka kaluar KFOR-it të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës.

Letërkëmbimin që kryeministri aktual Albin Kurti e publikoi dje, e quajti këtë letërkëmbim një marrëveshje sekrete të bërë nga Hashim Thaçi, e këtu u mbështet dhe ideja e shkarkimit nëse konstatohen shkelje kushtetuese. Por, njohës të çështjeve juridike në Kosovë thonë se letërkëmbimi në fjalë nuk konsiderohet marrëveshje, por vetëm një zotim i kryeministrit të atëhershëm. Koha Ditore citon drejtorin ekzekutiv të Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj të pohojë se “ jo domosdoshmërisht gjithçka që dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët mund të konsiderohet edhe shkelje kushtetuese”. Ai foli edhe për aspektin politik të rasteve të tilla, duke theksuar se  lidershipi në Kosovë para se të marrë vendime të tilla, duhet të bëjë analizë nëse ato dëmtojnë  raportet me NATO-n.

Top Channel