Sot u mblodh Këshilli i lartë Gjyqësor për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
Tre të intervistuarit e sotëm ishin Sokol Sadushi, Ilri Panda dhe Ervin Pupe dhe secili prej tyre paraqiti vizionin e tyre.
Por një çështje tjetër që ata u pyetën ishte edhe fakti se Gjykata e lartë prej vitesh tashmë vuan nga back logu, dhe backlogu i dosjeve tashmë siç raporton gazetarja Anila Hoxha ka shkuar në 35 mijë e 23.
‘Kjo është një çështje që po shqetëson jo vetëm juristët e zakonshëm, por është kthyer në një muhabet tryezash. Për mua kjo mund të zgjidhet duke filluar me reduktimin e disa çështjeve dhe më pas mund të ketë një ndarje të disa çështjeve. Mendoj se organizimi dhe angazhimi i ndihmsave duhet të kenë punuar gjatë kësaj kohe. Në vend të eksperiencës së gjykatës kushtetuese së Kosovës duhen ndarë në nivele nga më i ulëti tek më i larti. Pse jo edhe sipas fushave, duke organizuar punën të tillë. Një shembull do të jepja gjykatën e lartë të Kroacisë, që i çohet vendimi dhe mund të laburohet më tej’, deklaroi Ilir Panda lidhur me këtë çështje.
“Numri i dosjeve është çështje pakti dhe realisht kur mendoj që në fillim nuk ishte parashikuar një rast i tillë. Është fat që përveç cilësisë në Gjykatën Kushtetuese ka edhe sasi. Një veprim i njëanshëm se si mund të administrohet situata. Numri i madh i çështjeve sot ka gjykata të BE, ka edhe zgjidhje për shembull. Në Gjykatën e Lartë mund të krijohet një mënyrë që të analizojë një grup çështjesh, për ça ka ardhur çështja. Në këtë mënyrë gjykata kursen kohën se për ça ka ardhur çështja’, tha nga ana tjetër kandidati Pupe.
“Situatë problematike janë numri i stërmadh i dosjeve në këtë gjykatë, por mund të përballohet me një riformatim. Me rëndësi është roli i gjykatës me median, nuk ka qenë në rregull, por duhet të përmirësohet që publiku të informohet me transparencë”, tha Sadushaj.
Top Channel