Përmasat e shtrirjes së koronavirusit në mbarë globin sa vijnë e zgjerohen. Teksa Italia duket se është shndërruar në qendrën e përhapjes së virusit në Evropë (11 të vdekur dhe 326 të prekur), në Rumani është shënuar rasti i parë.
Nisur nga çfarë bën më dijeni televizioni rumun “Realitatea”, bëhet fjalë për një burrë që 3 javë më parë u kthye nga Italia. Gjithashtu thuhet se personi i infektuar është futur në karantinë, në repartin për sëmundje infektive në spitalin “Matej Bals”, Bukuresht.
Po kështu, një tjetër burrë 61-vjeçar në Brazil ka mbetur i infektuar pas udhëtimit të tij në veriun e Italisë. Nga ana tjetër, ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaruar se është regjistruar edhe rasti i dytë në Kroaci me koronavirus.
26-vjeçari i infektuar kishte qëndruar tri ditët e fundit në Milano së bashku me partneren e tij. Aktualisht, ai ndodhet në karantinë, në klinikën e sëmundjeve infektive, Zagreb.
Top Channel