Ushtria amerikane me video të animuar tregon se si ‘hedh në erë tanket më të reja ruse’
Ushtria e SHBA ka publikuar një video animacioni ku tregohet sesi helikopteri i ri Bell 360 Invictus, me kapacitete e tij tw shpejtësisë dhe aftësive të manovrimit mund tw godasë e eliminojë objektivat e armikut, duke përfshirë tanket e reja kryesore të betejës T-14 të prodhuara nga Rusia dhe blindën luftarake të këmbësorisë T-15.
Tanku i ri rus T-14 u shfaq për publikun për herë të parë në paradën e Ditës së Fitores së Sheshit të Kuq në 9 maj 2015. Automjeti i ri luftarak përmban pajisje të digjitalizuari plotësisht, një frëngji pa pilot dhe një kapsul të blinduar të izoluar për ekuipazhin.
Sa i përket Bell 360 Invictus, helikopteri është projektuar për shpejtësi dhe manovrime të lehta.
Ky helikopter i avancuar do të ketë një ndikim transformues përmes performancës së fluturimit të gjeneratës tjetër, rritjes së sigurisë dhe gatishmërisë më të madhe operacionale – të gjitha për të ofruar aftësi vendimtare.
The #Bell360 Invictus offers exceptional speed and agility to perform in highly contested battlespace.#ArmyModernization #FVL #FARA pic.twitter.com/sVXu1Fz1hw
— Bell (@BellFlight) February 24, 2020
Top Channel