Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur Pas Oskarit dhe provës si aktore me “A star is Born”, Lady Gaga është e gatshme të rikthehet me një album të ri, dhe të premten, do të ofrojë një shijim të parë të tij me këngën, “Stupid Love”.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale vetë ylli i popit, duke publikuar një foto të një reklame të singëllit.
Disku i fundit “Joanne”, i takon 2016-s, dhe në këto katër vite Lady Gaga ka ndryshuar sërish lëkurë, si në nivel profesional, ashtu edhe në atë privat. Në 2019, u kandidua në fakt edhe në ceremoninë e oskarëve si aktorja më e mirë për filmin “A star is Born”, përkrah Bradley Cooper-it dhe fitoi statujën e çmuar për këngën më të mirë origjinale, për “Shallow”.
Dhe nëse karriera e saj në vitet e fundit ka njohur rritje, duke u zgjeruar edhe me kinemanë, jeta e saj private ka patur ulje dhe ngritje. Pas lamtumirës së Kristian Karinos, vetëm pak para dasmës, u fol për një flirt me Bradley Cooper-in, për çka të dy ata dhanë sinjale gjatë natës së Oskarëve. Por tani, Lady Gaga, duket se ka rigjetur qetësinë në krah të sipërmarrësit Majkëll Polanski-t.
Top Channel