Rrëfehet gruaja në “Shqipëria Live”: Kisha dyshime te burri, e ndoqa dhe zbulova se më tradhtonte

26/02/2020 16:25

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini ishte e ftuar detektivja private Shkënda Lili.

Detektivja shpjegoi në studio rastet e trajtuara prej saj dhe një ndër to ishte dhe investigimi i një burri, i cili tradhtonte bashkëshorten. Me anë të një ndërhyrjeje “live” në studio foli gruaja e prekur nga ky rast dhe trajtoi të gjithë historinë. Ajo u shpreh se që prej lindjes së vajzës debatonte shpesh me bashkëshortin. Duke parë një ndryshim të sjelljes së tij, pra para lindjes së vajzës dhe pas, ajo aludoi se ai e tradhtonte.

Debatet shtoheshin gjithmonë dhe më shumë dhe në një rast bashkëshorti e kërcënon gruan se në rast divorci ai do të merrte kujdestarinë e vajzës. E shqetësuar së tepërmi nga këto fjalë, gruaja i drejtohet detektives që të investigonte në lidhje me aktivitetin ditor të burrit dhe provat e siguruara t’i përdorte ndaj tij në gjykatë. Dyshimet paraprake rezultuan të sakta pasi investigimet konfirmuan se partneri e tradhtonte. Megjithatë gruaja u shpreh se nuk u ndie keq nga kjo gjë pasi i gjithë qëllimi i saj i vetëm ishte që pas divorcit të merrte kujdestarinë e vajzës, sepse tashmë marrëdhënien e saj me burrin i konsideronte të mbyllura.

“Që pas lindjes së vajzës filluan që të ndryshonin disa gjëra në marrëdhënien tonë. Një femër e kupton kur një burrë fillon të ketë një ndryshim, pasi humbet vëmendja e fillimit. Nuk kam kërkuar ballafaqim me bashkëshortin në lidhje me dyshimet e mia se ai më tradhtonte, sepse dëshiroja që të dyshimet e mia të vërtetoheshin. Pas lindjes së vajzës filluan konflikte të njëpasnjëshme dhe unë kërkova të divorcohesha. Gjatë debateve ai më kërcënonte se do të më merrte kujdestarinë e vajzës dhe në këtë moment më duhej të siguroja prova konkrete. Në fillim kur mësova për tradhtinë u shqetësova, fajësoja vazhdimisht veten se çfarë nuk shkon tek unë sidomos kur është një fëmijë në mes. Normalisht tentova të kisha një komunikim pas invetigimit me bashkëshortin, por askujt si pëlqen t’ia ballafaqosh në fytyrë një histori të tillë. Ai fillimisht nuk e pranoi. Por kur i paraqita provat ai thjesht e pranoi dhe aq”, u shpreh gruaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA