Kërkoi t’i marrë përdhunisht tre vajzat, Fatmir Kolecaj vret me armë ish-gruan!

26/02/2020 09:22

Esmeralda Filopati (33 vjeç), nënë e tre fëmijëve dhe vëllai i saj, Vladison Filopati u vranë mbrëmjen e djeshme në derë të shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen. Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj, i cili mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri, dyshohet si autori i ngjarjes makabre.

Shkrim nga Denisa Daka, avokate dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Një tjetër grua humbi jetën, ndërsa historia përsëritet e ngjashme përgjatë 30 viteve pikë për pikë njësoj.

Viktimat e dhunes perballen pa limit me dhunen e skajshme, ndersa xhelatet e tyre me “bekimin” e te gjithe atyre qe duhet ti survejonin a izolonin, ia dalin ne çdo rast te marrin jete njerezish. Ashpersohen masat ne ligjin e dhunes duke u konsideruar sukses, ndersa situata ne terren me nje tufe mostrash jashte kontrollit, eshte virusi me i keq qe po helmon kete komunitet.

Nje tjeter eksponent i rrezikshem denuar per dhune ne familje nuk u survejua nga policia, bashke me qindra mostra te ngjashem rrotull nesh. Armet poshte çdo senduku a sepeti ne banesen e çdo krimineli nuk vendosi t’i mbledhë askush. Viktimat e dhunës në familje, janë totalisht të pambrojtura, ndersa përgjegjësit e kësaj situate jane te shumte e hallkat e ngritura për këtë qëllim inekzistente.

Donacionet a grandet fituar në emër “të lirisë e jetes së viktima te dhunes” u shpenzuan pa kriter e mase për salla luksoze, lektorë të huaj e më tej, ndersa paratë e përfituara për këtë shkak, nuk u perdoren ne asnje rast per fuqizimin e strukturave perkatese a ngritjen e qëndrave sociale per strehimin e viktimave te dhunes. Ne Parlament askush nga deputetet nuk kerkoi ne asnje rast qe në buxhetin e shtetit te caktohej një zë i posaçëm në favor të viktimave të dhunës në familje, duke qene te bindur sejcili aty se mjerimi e varfëria kryesisht eshte shkak determinat i nxitjes së këtyre vrasjeve. Shërbimi social, ngarkuar sipas ligjit pêr të ndjekur e monitoruar këto raste, mbeti inefiçent e i padukshëm.
Strukturat policore nuk ia dolën kurrë të parandalojnë raste tê tilla, ndërsa efektivin e zonês pothuaj nuk e njeh askush.

Në te gjitha rastet që viktimat e dhunës arriten të strehohen diku, agresori mësoi vendndodhjen e tyre e dhuna u intensifikua pa limit. Komitetet drejtuese për bashkërendimin e veprimeve të insitucioneve përgjëgjëse në të cilët ishin pjesë gjithë aktorët këtu, takohen per te bere “bilancet e arritjeve”, veç me ushtare partie. Shurdhëria e komunitetit ku jetojmë e mungesa e ndërgjegjes qytetare, ka sjelle si pasojë shmangien e përgjegjësisë së secilit prej nesh për të raportuar e suportuar te tilla raste.

E ndërsa ky zinxhir përgjegjësish nuk funksionoi prej 30 vitesh, asnjë funksionar që nuk kreu a neglizhoi përmbushjen e detyrave sipas ligjit, nuk u dërgua përpara drejtësisë.
Kesisoj ky vend është i destinuar të humbasë shumëçka përmes kësaj amullie e pasigurie totale, ndersa eshte ky ne fakt virusi me i rrezikshem ne raport me coronavirusin qe ka panikuar pa shkak secilin.

 

Top Channel