Hipokrizia fatale e një babai! Si Petrit Leka, një trafikant heroine vrau vajzën e tij për përdorim droge

26/02/2020 11:09

Verën që lamë pas, një ngjarje e rëndë i tronditi të gjithë; Petrit Lekaj me origjinë nga Shkodra vrau me thikë vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare, në Adelaide të Australisë.

Ai është paraqitur në gjykatë dhe ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen. Fillimisht Lekaj u shpall fajtor nga Gjykata Supreme e Australisë së Jugut, gushtin e shkuar, ndërsa dënimi përfundimtar për të do të jepet javën e ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.

Në gjykatë mësohet se Lekaj ka thënë se i kërkoi vajzës për të darkuar së bashku, por me vete mori dhe një thikë. Gjatë rrugës, në një moment, burri ndaloi makinën dhe filloi që t’i kërkonte llogari vajzës për jetën e shthurur të natës dhe për përdorimin e drogave reaktive. Lekaj është shprehur se e mori thikën për të trembur dhe kërcënuar vajzën e tij Sabrina. Në debat e sipër ai e tërhoqi atë me forcë nga pantallonat dhe e goditi me një thikë në stomak, ndërsa vajza e shihte e tmerruar nga dritarja e pasagjerit.

Ndërkohë që vajza bërtiste dhe thërriste për ndihmë, në atë moment ai u fut në sendiljen e pasme, i mbuloi gojën me duar që të mos dëgjoheshin të bërtiturat dhe e goditi me thikë shtatë herë të tjera. Pas vrasjes, shqiptari u gjet pranë vajzë së tij të ndjerë me plagë të rënda në zonën e barkut, dhe u dërgua menjëherë për t’u trajtuar në Royal Adelaide Hospital, shkruan Daily Mail.

Ndërkaq Lekaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë australiane. Në gusht të vitit 1996 ai është burgosur si pjesëtar i një rrjeti që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. 49-vjeçari për këtë ngjarje është dënuar dy vite burg, pasi periudha e tij minimale për të mos fituar lirinë ishte një periudhë prej dy vitesh e gjysmë. Megjithatë gjykata vendosi që dënimi të konvertohej vetëm në gjashtë muaj. Në vitin 2007, Lekaj është dënuar dhe është gjobitur me një gjobë prej 200 dollarësh për posedim të lëndëve narkotike të llojit “Kanabis”.

Ai gjithashtu mori dhe një gjobë tjetër prej 100 dollarësh për ruajtje dhe fshehje të municioneve luftarake. Dy vite më vonë, babai i së ndjerës u gjobit me 900 dollarë pasi u zbulua se kishte kultivuar një sasi të caktuar kanabis, si dhe posedim të pajisjeve të drogës, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA