Rrëfehet e moshuara që u rikthye në jetë 10 orë pasi u shpall e vdekur: Pashë parajsën dhe babanë që më thërriste

25/02/2020 09:43

Një grua 83 vjeçare u kthye në jetë në Ukrainë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur, kanë zbuluar mjekët.

E moshuara, Kesenia Didukh, u shpall e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin Stryzavshka javën që lamë pas, menjëherë familjarët e të moshuarës lajmëruan urgjencën mjekësore, të cilët sapo mbërritën e gjetën atë pa rrahje zemre.

Por mrekullia ndodhi dhjetë orë më vonë, në momentin që familjarët po bënin gati ceremoninë mortore, 83 vjeçarja filloi të shfaq shenja jetë dhe u dërgua në spital ku dhe gjendja e saj filloi të përmirësohej.

Duke folur për eksperiencën e saj pranë vdekjes, Ksenia u shpreh se gjatë shkëputjes nga kjo jetë ajo pa mbretërinë e parajsës dhe babanë e saj të ndjerë duke e thirrur që t’i bashkohej.

“Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”, u shpreh e moshuara.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA