Për shumicën e njerëzve qyteti është hapësira e përbashkët në të cilën jetojmë çdo ditë si pjesë e komunitetit. Por për njerëz të veçantë qyteti është ndjenja për përkujdesje dhe përkushtim.
Gaqo Jordani është 76 vjeç, ai jeton në një apartament në lagjen Shën Koll në Elbasan. Ai ka zgjedhur një lulishte qyteti për t’ u përkujdesur çdo ditë, me përkushtimin si të ishte oborri i shtëpisë së tij.
Jo vetëm që ndjen lumturi dhe merr mirënjohjen e kalimtarëve, por Gaqo bën thirrje që të gjithë bashkë t’i japim pasionin tonë qytetit tonë.
76 vjeçari ka shume plane për ditën e tij, lulet duan kujdes, pemët kanë nevojë për krasitje, vera e nxehtë kërkon vaditje mëngjeseve herët, ndërsa për të moshuarin pensionist kjo është mënyra optimale për të kaluar kohën.
Top Channel