Foto/ Ka 13 vite që e bën! Njihuni me libanezin që ofron ushqim falas çdo ditë për të pastrehët

25/02/2020 09:51

Një bukëpjekës bujarë ka ushqyer të pastrehët çdo ditë në këto 13 vitet e fundit.

Chris Mansour, i cili është pronari i një “Bakery libaneze One Way, në Melbourne’s Lalor të Australisë, nisi të bënte bamirësi në momentin që pa dy persona që po kërkonin nëpër plehra ushqim jashtë dyqanit të tij.

I prekur shpirtërisht nga skena, ai vendosi të kthehet në një bamirës, shkruajnë mediat e huaja.

Bujaria e Chris u përhap me shpejtësi dhe tashmë në përfundimin e çdo dite, ai mbush kuti me bakllava, tabbouleh (ushqim libanez) dhe shumë ushqime të tjera të shijshme dhe ia dhuron të pastrehëve. Fëmijët shikohen në rresht, teksa përpiqen për të marrë në duart e tyre ushqimet e ngrohta dhe të shijshme.

Chris u shpreh se deri më tani ka dhuruar më shumë se 100,000 mijë dollarë ushqim për të pastrehët që nga hapja e aktivitetit të tij.
“Si mund ta shihni dikë të uritur dhe të mos u jepni ushqim nëse e keni atë? Ne nuk punojmë vetëm për të fituar para. Ne punojmë për të ndihmuar njerëzit. Është një ndjenjë e mrekullueshme kur shikon njerëz në nevojë, të cilët shfaqin fytyra të lumtura për shkak të asaj që ne kemi bërë për ta”, u shpreh burri.

Dyqani i specializuar për pizza dhe pasta libaneze, ndan një përqindje të konsiderueshme të ushqimit të përgatitur për të dhuruar. Ata e kanë ofruar ushqimin falas për të pastrehët që prej inaugurimit të dyqanit 12 vite më parë dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel