Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, një ndër të ftuarit ishte dhe modelja Daniela Koka, e njohur ndryshe si Danja.
Temë e ditës në studio ishin ndërhyrjet estetike dhe modelja u shpreh se është kundër këtyre trajtimeve. Sipas saj estetika është e bukur, por jo të abuzosh me të. Ky trend ka bërë që të humbasë identiteti dhe karakteri njerëzor, thotë modelja.
Danja nuk hezitoi të shprehej se me ndërhyrje të ngjashme estetike njerëzit janë kthyer në klone, deklarata të cilat shkaktuan dhe debat mes panelit të të ftuarve.
“Unë nuk kam bërë ndërhyrje estetike dhe nuk kam ndërmend të bëj. Mendoj se estetika është gjithmonë e bukur, por operacionet estetike nuk janë gjithmonë të mirë për një person. Është e bukur, por jo të abuzosh me të. Tiparet tona formojnë karakterin tonë, ndaj është bukur t’i kemi”, u shpreh Danja.
Top Channel