Një javë e mbushur me derbi/ Nisi me përballjen e Tiranës B dhe partizanit B

24/02/2020 21:22

Kjo është java e derbeve mes Tiranës dhe Partizanit. Gjithcka filloi ditën e hënë me përballjen e Tiranës B dhe Partizanit B që përfundoi në barazim 1-1, për të kaluar ditën e mërkurë me finalen e u17 mes Tiranës dhe Partizanit në “Selman Stërmasi” dhe gjithçka kulmon ditën e premte në ndeshjen kryesore të “Air Albania Stadium”, ku Tirana kryesuese e Superligës do të përballet me Partizanin e vendit të tretë. “

Ndërkohë kjo ndeshje e parë derbi që përfundoi në paqe mes dy skuadrave pati një interes të veçantë për skuadrën e Tiranës cila përveçse kishte të aktivizuar në skuadrën B dy nga lojtarët e ekipit A si Mario Morina dhe Edon Hasanin, e gjithë skuadra A sëbashku me trajnerin Emanuel Egmo ishjin në tribunën e fushës së Skënder Halilit” ku u zhvillua kjo ndeshje.

Nga ana tjetër Partizani në formacionin B kishte dy emra gjithashtu të rëndësishëm të ekipit A si Romero dhe Esat Malën, të dy për çështje rendimenti apo rendimenti kanë përfunduar tek skuadra B. Të parët kaluan futbollistët e Partizanit në avantazh pasi e kontrolluan shumicën e lojës, ndërkohë që bardheblutë barazuan vetëm në pjesën e dytë dhe më pas u munduan të menaxhonin rezultatin, ndërkohë që nuk munguan dhe kontestimet apo debatet me arbitrin, për të kompletuar në atmosferën dhe tensionin artificial që shpesh prodhon derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Pas këtij rezultati Partizani ngjitet në vendin e katërt të Grupit A në kategorinë e dytë ndërkohë që Tirana mbetet në vendin e 7-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA