Ujësjellës-Kanalizimet kanë finalizuar një tjetër investim në kryeqytet. Investimi i ri në rrjetin e ujësjellësit që po kryhet në rrugën “Shyqyri Ishmi”, i jep zgjidhje kërkesave të furnizimit me ujë si pasojë e rrjetit të amortizuar, për banorët e kësaj lagjeje.

Falë rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve, tashmë banorët e kësaj zone do të përfitojnë rritje të ndjeshme të kapacitetit të furnizimit me ujë.

Grupet e punës së UKT-së janë çdo ditë në terren, në çdo cep të kryeqytetit për të përfunduar punimet për investimet e reja në rrjet, mirëmbajtje apo eliminimin e defekteve të ndryshme që raportohen nga banorët.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime në kryeqytet i janë përgjigjur sinjalizimit të banorëve dhe po punojnë me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë investimet sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë dhe me cilësi më të mirë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel