“Dua ti them ‘më fal’, t’i them ‘të du’, është një ferr i vërtetë”, babai i Ergi Dinit shpërthen në lot

24/02/2020 18:40

Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u diskutua rreth eksperimentit të bërë në Korenë e Jugut, ku nëna takon virtualisht vajzën e saj të vdekur.

Dashamiri pranoi se kjo pajisje do iu falte lumturi prindërve që kanë humbur fëmijët apo njerëzit e tyre të dashur. Gjatë një momenti, ai nuk e mbajti më veten dhe shpërtheu në lot.

“Unë tim biri s’ arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’, që të gjitha unë ia kam thënë”, tha ai i përlotur, fjalë këto që prekën gjithë të ftuarit dhe moderatoren Bieta Sulo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA