Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mohuar se e ka në plan që të japë dorëheqjen nga kjo pozitë.
Ai tha se qëllimi i këtyre spekulimeve është që të pengohet puna e tij ndërsa shtoi se do të jetë kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi.
“Spekulimet e disa mediave të caktuara për kinse dorëheqjen time janë të pavërteta dhe tendencioze, më qëllim të pengimit të punës time në këtë situatë të re të krijuar pas formimit të Qeverisë, e cila do ta ketë prioritet Mitrovicën Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin”, tha Bahtiri.
Sipas tij, asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponzorizuar nga kundërshtarët e tij politikë, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit të tij ku thekson se të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer.
“Më duhet të potencoj se me ndryshimet e reja në nivel qendror, dinamika e punëve është rritur për ne, ashtu sikurse edhe mbështetja institucionale, prandaj kemi motiv që të punojmë edhe në orët e mbrëmjes”, përfundoi Bahtiri.
Top Channel