Mëngjesin e sotëm, në spitalin Schiavonia në Padova, Itali, i cili aktualisht rezulton i blinduar si pjesë e masave të marra për frenimin dhe mbajtjen nën kontroll të koronavirusit kanë ardhur në jetë tre fëmijë.

Mediat fqinje raportojnë se bëhet fjalë për dy djem dhe një vajzë, të lindur në departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Të porsalindurit kanë mundur të ofrojnë çaste gëzimi, në një kohë kur prindërit e tyre dhe shumë të tjerë ndodhen të izoluar që prej të premtes së shkuar.

Mëngjesin e sotëm, në spitalin Schiavonia në Padova, i cili aktualisht rezulton i blinduar si pjesë e masave të marra për frenimin dhe mbajtjen nën kontroll të koronavisrusit kanë ardhur në jetë tre fëmijë.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, një shtetrrethim i vërtetë duket se po ndodh në veriun e vendit, ku mbi 50 mijë persona gjenden në karantinë si dhe 11 komuna tashmë janë izoluar totalisht.

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Wuhan”

Modeli  “Wuhan”, nga emri i qytetit kinez ku u zhvillua për herë të parë koronavirusi dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë është akoma në fuqi.

“Zonat e kuqe” (zona izolimi)

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat ​​dhe zyrat janë mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA