Në javën e 67-të kanë vazhduar protestat e “jelekëve të verdhë” në të cilat protestohet kundër politikave të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron. Protestuesit në kryeqytetin francez, Paris u mblodhën në lagjen “Champerret” dhe marshuan deri në stacionin verior të trenave. Protesta e mbajtur nën masa intensive sigurie përfundoi pa incidente.
Në protestën e zhvilluar me pjesëmarrjen e rreth një mijë personave, pati përleshje mes protestuesve dhe policisë. Pas kësaj policia ndërhyri me gaz lotsjellës. Ndërkohë thuhet se protesta janë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit. Protestat e “jelekëve të verdhë” të cilat filluan si reagim kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe kushteve të këqija ekonomike por që më pas u kthyen në protesta kundër qeverisë së presidentit Macron, vazhdojnë që nga 17 nëntori 2018 e deri më tani.
Policia franceze ashtu si në javët e mëparshme ka ndaluar zhvillimin e protestave në zonën përreth bulevardit Champs-Elysees, një nga simbolet më të rëndësishme të Parisit, përreth katedrales Notre-Dame e cila u dëmtua masivisht nga një zjarr në prill të vitit të kaluar si dhe përreth Parlamentit kombëtar dhe rezidencës Elysee. Që nga fillimi i protestave më 17 nëntor 2018 e deri më sot si pasojë e ndërhyrjes së policisë 11 persona kanë humbur jetën, 26 kanë humbur syrin, 5 personave u është këputur dora ndërsa rreth 500 të tjerë janë plagosur.
Top Channel