Nga nëntori 2002 deri në korrik të 2003-shit, botën e tmerroi një sëmundje e rrallë, dhe shumë vdekjeprurëse: sindroma e rënde respiratore akute, e cila e pati gjithashtu shpërthimin në jug të Kinës.

Rastet e infektimeve atëherë ishin mbi 8400 e 774 vdekje u raportuan në 17 vende te globit. Asnjë rast i ri i Sarsit nuk u raportua më që prej 2004-tës.

Sars-i, për të cilin ende sot nuk është krijuar një vaksinë, është sëmundje virale e antiobitikët në rastin e saj nuk kanë asnjë efekt. Trajtimi mbetet kryesisht mbështetes me antipiretikë, oksigjen dhe ventilim mekanik. Përdoren gjithashtu mjekime antivirale dhe doza të mëdha steroidësh për reduktimin e enjtjes në mushkëri. Mjaft e ngjashme është situata dhe me kushëririn e tij, Covid 19-tën, vetëm se ky i fundit po dëshmohet shumë më I rrezikshëm se sëmundja të cilen bota ende e kujtonte me frikë.

Koronavirusi i ri ka vrarë mbi 2000 vetë e ka infektuar 75.000 ndërsa përhapja e tij vazhdon. Prej Sarsit, në Italinë fqinjë pati vetëm katër të infektuar e asnjë jetë të humbur. Sot, nga Covid 19 në vendin tonë fqinj, të infektuarit janë gati 80 dhe të vdekurit dy. Kjo e sjell këtë virus dhe rrezikun e tij shumë më pranë Shqipërisë se paraardhësi i vet i frikshëm, i cili  nuk pati shkaktuar asokohe në Europë veçse një vdekje në Francë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA