LIVE/ Studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën. Protesta sot pa molotovë e gurë dhe gaz lotsjellës e plumba gome Dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike janë regjistruar në Kakavijë dhe Muriqan.
Në Kakavijë, në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit O.M.
Gjatë kontrollit të automjetit të markës Nissan me targa greke nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik, i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë rveprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Në PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi në brendësi të kroskotit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Top Channel