Raporti/ 4 mijë njerëz janë larguar prej dhunës së xhihadistëve

22/02/2020 05:26

Më shumë se 4.000 njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre në baza ditore, në Burkina Faso, pasi është rritur numri i sulmeve ndaj civilëve nga militantët xhihadistë, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

“Njerëzit që ikin nga dhuna, po raportojnë për sulme në fshatrat e tyre nga grupet militante, të cilët vrajnë, dhunojnë dhe plaçkisin. Të tmerruar nga këto sulme, banorët kanë lënë gjithçka për të gjetur siguri”, tha UNHCR në një deklaratë. Në vitin 2019, mesatarja ditore e njerzve që ikin ka qenë rreth 1.400, tha zëdhënësi i agjencisë Babar Baloch për AFP.

Por, gjatë vitit 2020, ky numër ka shënuar rritje. Deri më tani, 765,000 njerëz janë zhvendosur. Shumica e të zhvendosurve tani jetojnë në komunitetet pritëse, por UNHCR-ja e ka të vështirë t’i ndihmojë ata, sepse qasja është “problematike” në disa rajone për shkak të mungesës së sigurisë, tha UNHCR.

Burkina Faso është një vend i varfër dhe politikisht i brishtë në perëndim të Afrikës i cili, ashtu si Mali fqinj dhe Nigeri, përballet nga sulmet e shpeshta të grupeve xhihadiste. E nisur në Mali në vitin 2012, dhuna xhihadiste, shpesh e gërshetuar me konfliktet ndër-komunitare, u përhap në Burkina Faso dhe Niger, duke vrarë 4,000 njerëz në të tre vendet më 2019, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA