![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/b92e3cc9-29ed-4e19-a26b-08dd4a814ce6_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e quan si takimin më të rëndësishëm në 15 vitet e fundit atë me bashkë-partiaken e tij sot në komunë.
Haziri: Është një prej vizitave më të rëndësishme në 15 vitet e fundit
“Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për pushtetin lokal sepse kemi nevojë. E njoftova për gjendjen në vend. E falënderoj shumë për kujdesin më herët por edhe tash si kryetare e kuvendit. Ka një arsyeje edhe më shumë pse ka ardhur sot Osmani. Është një prej vizitave më të rëndësishme në 15 vitet e fundit.
Pas takimit që pati me kryetarin e komunës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se ka ardhur në Gjilan, që së bashku me Hazirin ta ndaj dhimbjen për pesë anëtarët e familjes Bllaca
Osmani: Ta ndaj dhimbjen për pesë anëtarët e familjes Bllaca
“Kam ardhur sot që së bashku me Hazirin ta ndaj dhimbjen për pesë anëtarët e familjes Bllaca. Të ofroj gjithë bashkëpunimin tim, kemi nevojë për më shumë bashkëpunim dhe raporte të sinqerta. Si kuvend të jemi afër qytetarëve kur ata përballen me sfida. Dhe zgjidhja e këtyre sfidave vjen në rast të bashkëpunimit”, tha ajo.
Top Channel