Mbetje të rrezikshme nga Italia/ Vlorë, bllokohet trageti, 6 të arrestuar

21/02/2020 01:41

Një traget i nisur nga Italia drejt Shqipërisë është ndaluar nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me atë Kufitare dhe pas një kontrolli të ushtruar është gjetur një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në vendin tonë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash si dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti. Policia ka vënë në pranga 6 persona, të gjithë nga Vlora.

Policia thotë se kjo ishte një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA